Alibeaj pyet Arben Krajën për deklaratat e Ramës. Ja si përgjigjet kreu i SPAK-ut
Kreu i SPAK, Arben Kraja, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Ligjeve.
Enkelejd Alibeaj pyeti kreun e SPAK lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama ndaj institucionit që ai drejton.
“Ka ndodhur që ka patur deklarime politike nga eksponentë të politikës dhe pushtetit, nga kryeministri, ministri i drejtësisë të cilët kërkojnë tju tregojnë prioritetet, t’ju vendosin axhendën. Kujtoj deklaratat e kryeministrit, të ministrit, sipas opinionit tim kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e politikës në punët e drejtësië. Ju e konisderoni ndërhyrje në punët tuaja dhe a rrënon kjo besimin e publikut tek veprimtaria juaj. E shifni ju që ndoshta Kuvendi do duhet të miratojë një dispozitë penale të posaçme që të ndalojë të gjitha ndërhyrjet në drejtësi, siç janë legjislacionet e vendeve perëndimore?” pyeti Alibeaj kreun e SPAK
Në përgjigje ndaj deputetit democrat, Kraja u shpreh se si zbatues i ligjit nuk mund të komentojë deklaratat politike.
“Unë nuk dua të komentoj. S’më takon të bëj analiza të tilla. Kemi një parim, të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Nuk i ndalojmë dot por ne duhet të vijojmë të shohim letrat që kemi të jemi korrekt me ligjin. A duhet miratuar një ligj që ta ndalojë këtë gjë? Me sa kujtoj ka patur një nen gjatë refroëms, kjo u hoq pastaj, kjo është në dorën tuaj, por nuk besoj që është dicka shqetësuese për ta kthyer në një nismë” u shpreh Kraja.
KOHA JONË SONDAZH

