Alibeaj-Tahirit: Mjaft me fjalën ”burg”, nuk të arrestojmë ne
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka ndërhyrë teksa ish-ministri Tahiri ka qenë duke iu bërë pyetje prokurorëve në Këshillin e Mandateve. Alibeaj i tha Tahirit të mos e përmend më fjalën ”burg”, duke e siguruar se ky komision nuk do ta arrestojë.
Më tej, deputeti Alibeaj i cilësoi të tepërta pyetjet e Tahirit ndaj prokurorëve.
“Pyetjet e Tahirit janë të tepërta. Mos e thuaj gjithmonë ‘burgu, burgu’, sepse nuk do të arrestojë ty ky komision, ne jemi këtu vetëm për autorizimin”, tha Alibeaj.
KOHA JONË SONDAZH

