Ambasada Britanike: Askush nuk është mbi ligjin, të hetohet korrupsioni elektoral

Ambasada britanike në një mesazh të shpërndarë në faqen zyrtare të Facebook, shprehet se mbështet misionin e ODIHR për vëzhgimin e 30 qershorit 2019, ndërsa thekson se qytetarët kanë të drejtë të shkojnë të votojnë.

Ndër të tjera në këtë deklaratë thuhet se askush nuk është mbi ligjin, dhe se duhet të hetohen të gjitha akuzat për korrupsion dhe veprat penale zgjedhore, duke përfshirë manipulimin e votave.

Njoftimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt. Gjithkush që angazhohet të dielën më 30 qershor duhet të luajë rolin e tij në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt. Çdo formë nxitje e dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në protestën e fundit të mbajtur më 21 qershor 2019, ne pamë demonstrata paqësore që mbështetnin valën demokratike dhe ne nxisim dhe parime të njëjta që duhen ndjekur edhe më 30 qershor.

Ne u kërkojmë udhëheqësve politikë të përmbahen nga provokimet dhe retorika nxitëse. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj bllokade politike.

Vetëm nëpërmjet bisedimeve, Shqipëria mund të zgjidhë situatën aktuale politike dhe të përqendrohet në zhvillimin e një gjykate kushtetuese dhe të kryejë reformën zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?