Ambasadori i Mongolisë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Mongolisë, Tseredorj Jambaldorj. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi se duhet punuar më shumë për identifikimin e fushave të bashkëpunimit. Presidenti Meta nënvizoi nevojën e vijimit të dialogut politik midis dy vendeve në funksion edhe të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh me marrëveshje që krijojnë lehtësira për bashkëpunimin ekonomik dhe në fushën e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?