FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori i Perusë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Perusë, Luis Fernando Augusto Sandoval Davila.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi nevojën e një fokusi më të madh në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe në fushën e bashkëpunimit kulturor.

“Ka ardhur koha që të finalizohen marrëveshje dypalëshe dhe të konkretizohet bashkëpunimi në këto fusha”- nënvizoi Presidenti Meta. Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se, midis dy vendeve duhet nxitur më tej tradita e mirë e mbështetjes reciproke dhe e bashkëpunimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?