Ambasadorja e Amerikës mbledh vendet që nuk iu bashkuan rezolutës kundër SHBA: Tentuan të na nënçmonin

Shefja e misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e SHBA në  OKB, Nikki Haley, organizuar për të falenderuar 64 shtetet që nuk iu bashkuan rezolutës kundër SHBA për Jeruzalemin. Ja si e ka përshkuar ajo këtë pritje në rrjetet sociale dhe reagimin e ambasadores Haley:

“Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA pranë KB, Znj Nikki Haley në pritjen e organizuar për ‘Falënderim për miqësi’. Ajo tha se votimi i Rezolutës në Asamblenë e përgjithshme ishte votim për ta lënë të vetmuar SHBA-të dhe për ta nënçmuar atë. Ky votim nuk ka prodhuar asnjë rezultat legal sepse askush nuk do t’i tregon SHBA-ve se ku do të vendosë ajo ambasadat e saja nëpër botë.

Ambasadorja Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim. Ambasadorja falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojmë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha se SHBA dhe ajo personalisht kurrë nuk do të harrojë miqtë të cilët e përkrahen në këtë rast. Përmes video linkut Presidenti Trump gjithashtu falënderoi shtetet e pranishme për miqësi me SHBA-të”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?