Ambasadorja Yuri Kim reagon për trazirat në SHBA: Demokracia s’është e lehtë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për herë të parë lidhur me trazirat në godinën e Capitol Hill në SHBA, që shkaktuan 5 viktima.

Postimi i plotë i Ambasadores Yuri Kim në Twitter

Shumë miq shqiptarë kanë shprehur tronditje dhe shqetësim rreth sulmit të fundit mbi Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj për qëndrimin me ne. Dje, Presidenti Trump bëri të qartë se SHBA është e duhet të mbetet një komb i rendit dhe ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnënjë çmim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve tona dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit në 20 Janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshillat që SHBA jep për të tjerët vlen edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e mbledhjes janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit .

Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk guxon të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalin më të fortë dhe më të mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë. Ata prej nesh që besojnë në demokraci – në 🇦🇱 🌎 – duhet të ribotohen për ta çmuar dhe mbrojtur atë gjithmonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?