Analistët që i fshehën popullit, misionin e “qelbësirave” të Piktorit

Nga Kim Mehmeti

Ne, “mendimtarë e opinionbërës të pavarur”, ia dhamë poltikës destruktive e kriminale nëpër ‘Shqipëritë’ tona atë për çka kishte më së shumti nevojë: o heshtjen, o promovimin e mendësisë politike se demokraci është edhe kur “qelbësirat” tona e mbivotojnë kundërshtarin “politikëvrasës”!

Por pa i treguar popullit si ta shpëtojë shtetin nga kalbja, atëherë kur atë do e marrin zvarrë “qelbësirat” e Piktorit! Po pra, politikanët hajdutë e të pandershëm të “Shqipërive” tona, përfituan shumë edhe nga “ndershmëria” e disa “mendimtarëve dhe opinionbërsve të pavarur”, por të cilët u pasuruan duke e vënë popullin në gjumë me “ninullat” në formë spektaklesh e debatesh politike, që zbërthenin “realitetin politikë”?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra politika destruktive, e papërgjegjshme, kriminale, përbuzëse … nëpër “Shqipëritë” tona, përfitoi shumë nga ata që e mesonin popullin ç’është demokracia, por duke pasur për vetveten “mësuesit” më të këqij të mundshëm: burrështetasit dhe drejtuesit e partive politike!

Swiss Digital Mobile Reklama

Andaj “Shqipërive” tona nuk u sjellin asnjë ndryshim rotacionet qeverisëse, pa “rotacionin” e mendësisë sonë politike, e që nuk arrihet vetëm me ripërtrirjen e “gjakut” partiak, por edhe me promovimin e një gjenerate të re mendimtarësh politikë, që i kemi dhe të cilët në mos më shumë, dinë ta peshojnë saktë fjalën publike dhe që e dinë se nuk është e turpshme të turpërohesh!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?