Analisti Shkullaku: Balilin e mori policia duke iu lutur, ndërsa Dollapin e rrahën

Dhuna ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ishte kryefjala e opozitës në protestën e së hënës, pas asaj që ndodhi të shtunën. Por çfarë solli dhunimin dhe arrestimin e tij.  Analisti Armand Shkullaku jep versionin e tij në emisionin Opinion.

Armand Shkullaku: Ai njeri aty ka qenë në punë të vetë. Nuk ka përplasje me policinë. Ai është identifikuar ky polici, ka pasur porosi të veçantë me radio për ta kapur. Janë interesuar t’i marrin telefonit. Gjëja e parë që bën është që fshin telefonin. Aty ka informacion për protestën, nuk ishte ndalim i rastësishëm. Kur godet policin politikani i vihen prangat arrestohet. Ajo që ma shton dyshimin është qëndrimi i ministrit dhe kryeministrit. Pse duket që ka qenë e planifikuar, nëse do kishim një përgjegjësi reale do kishte dy shkopinj gome dhe kaq…

Më pas analisti tha me ironi se ndërsa policia kur arrestoi Klement Balilin e mori duke iu lutur, e pyeti a do kafe, a u lodhe duke ardhur në makinë, i dha kafe në polici dhe më pas e arrestoi. Ndërsa Said Dollapin e rrahen keq dhe live pa asnjë arësye dhe kur e njohu se ishte person politik i PD, sqaroi Shkullaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?