Anastas Angjeli çan murin amerikan për Ruçin
Anastas Angjeli, deputet i PS-së, i njohur për lobingje në SHBA, ka arritur të çajë murin amerikan për Gramoz Ruçin. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të kongresmentit Robert Pittinger.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u prit në një takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm, Robert Pittenger. Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Gramoz Ruçi, u prit në një takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm, Robert Pittenger.
Gjatë këtij takimi Ruçi shoqërohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zoti Taulant Balla, nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli dhe nga deputeti Anastas Angjeli. Pasi i uroi mirëseardhjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kongresmeni Pittinger e përgëzoi Ruçin për detyrën e Kryetarit te Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur gadshmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, kongresmeni Pittinger u shpreh:
“Të dyja vendet tona ndajnë të njëjtat angazhime, të njëjtat vlera dhe pikëpamje, si dhe të njëjtat shqetësime. Ne do të mblidhemi bashkë me udhëheqësit e më shumë se 50 vendeve për të diskutuar për problemet që ne kemi, si çështja e luftës kundër terrorizmit, financimit të terrorizmit, sigurisë kibernetike dhe shkëmbimit të informacionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Shqipëria të jetë një vend i fortë, i sigurt dhe një vend që gëzon paqe e begati. SHBA-të kanë një lidhje të fuqishme me ju, dhe ne ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë për miqësinë që kemi, e cila do të forcohet në vite”, tha ai.
Anastas Angjeli ose Caci i famshëm shkrin çdo mur, qoftë edhe amerikan, kur i hyn një pune. Lobist i tmerrshëm mbetet. E mori Ruçin përdore dhe e futi në Kongresin Amerikan.
KOHA JONË SONDAZH

