Andi Bushati: Pa prerë lidhjet e Ramës me krimin dhe oligarkët, nuk rrëzohet

Në studion e TCH me gazetarin Denis Dyrnjaja, analisti Andi Bushati tha nuk është Kodi Zgjedhor problemi në Shqipëri, por lidhjet e kryeministrit me oligarkët dhe krimin.

Andi Bushati ndër të tjera shtoi se “Ne i kemi parë zgjedhjet prej 30-të vitesh në Shqipëri balanca pushtet opozitë gjithmonë luan 3, 4, 5 %. Me mënyrën se si është korracuar Edri Rama, me paratë e oligarkëve me mbështetjen e krimit dhe me kapjen e çdo institucioni të pavarur në vend, në zgjedhje ai këtë 4-5 % e transformon shumë kollaj. Pra edhe në qoftë se ne do të kishim një opozitë PD-LSI, që mund ta mundte me zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Ramën, pra Rama e vjedh. Në këto kushte që jemi të një pushteti monist me të gjitha bashkitë që kontrollohen nga Edi Rama, është e pamundur që ta mundësh Ramën me këto 4-5 përqind për ta mundur. Prandaj më duket një gjë shumë qesharake që po bëmë këtë kodin zgjedhor që na ka thënë OSBE-ja ne do ta mundim Edi Ramën. Nuk është e keqja e Shqipërisë kodi zgjedhor. E keqja e Shqipërisë është lidhja e pushtetit me krimin dhe paratë okulte. Pa prerë këto dy gjëra pushteti i Edi Ramës është i pa rrëzueshëm”, e përfundoi fjalën e tij Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?