Andi Bushati: Propagandë e shëmtuar me vaksinën. Nuk dihet kush, si dhe nga i sollën

Shqipëria ka nisur prej ditës së sotme vaksinimin kundër COVID-19. Një nga të parët që mori dozën e “Pfizer” ishte kryeministri Edi Rama. Për gazetarin Andi Bushati i gjithë procesi se si janë siguruar vaksinat e para, transporti dhe ruajtja e tyre është mbajtur e fshehtë duke shkelur sipas tij dhe ligjet e vendit.

“Ajo që mua më shqetëson është sepse duket sikur jetojmë në një republikë autokratike. Pse e them këtë, kemi parë italianët, gjermanët, francezët që e dinë kur vjen një vaksinë ndërsa ne nuk dihet se nga vjen. Vendi sekret, vendmbajtja sekret, transporti sekret. Vendet perëndimore e tregojnë”, tha z. Bushati.

Gazetari e cilësoi si spektakël nisjen e vaksinimit duke thënë se, mesazhi është: “O shqiptar, e keni vaksinën vetëm se keni Edi Ramën kryeministër”. Kjo është pak si shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andi Bushati ngriti pikëpyetje të mëdha duke sjellë në vëmendje dhe debatin në Britaninë e Madhe për ruajtjen e vaksinave në temperaturë -70 gradë celsius por dhe theksoi se janë shkelur ligjet. “Nuk di a janë ujë apo vaksinë. Ligji i shtetit shqiptar nuk lejon kategorikisht medikamente pa ditur origjinë dhe kushte e transportit. Është shkelur ligji. Duhet krijuar fabula e mbinjeriut dhe po i shërbejmë këtij vendi gjëra të pamundura. Nuk ka vend të botës që nuk ka nxjerrë grafik, vetëm Shqipëria bën propagandë vendos atë lulen e diellit”,  tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me rolin e Ramës si negociator mes Greqisë dhe Turqisë,  Andi Bushati thotë se kjo histori nuk u thotë asgjë shqiptarëve, por i shërben propagandës së shefit të qeverisë.  “Rama në 8 vjet në politikën e jashtme është sjellë si kryetar i një familjeje, që hedh të gjitha paratë e familjes në bixhoz dhe në fund harron t’i dërgojë familjes kilen e domates në darkë. Ai harron punët e përditshme të vendit, për të marrë rolin dhe areolën e një lideri global. Kjo është një histori, e cila për shqiptarët nuk do të thotë asgjë”, tha Andi Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?