Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci, betohet para Presidentit Meta

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, zotit Sandër Beci, para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

 

Sandër Beci u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Beci në detyrën e tij tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?