Arben Isaraj jep dorëheqjen nga detyra
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Largimi i tij lidhet me arrestimin dy ditë më parë të vëllait, Altin Isaraj.
Letra e dorëheqjes së Arben Isaraj:
I nderuar zoti Gjiknuri,
Diten e shtunë, date 21 tetor, vëllai im Altin Isaraj, 47 vjeç është ndaluar, shoqëruar dhe referuar nga Policia e Shtetit në organin e Prokurorise, për dy vepra penale.
Për të mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Mbetem në pritje të vlerësimit dhe gjykimit Tuaj.
Me këtë rast, me mirëkuptoni ne vendimin tim si dhe pranoni konsideraten time me te larte, per bashkepunimin e deritanishem ligjor, profesional dhe institucional.

KOHA JONË SONDAZH

