FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arben Ristani, kandidat i PD për kryetar Bashkie në Tiranë?

 

Arben Ristani, sekretar i Përgjithshëm i PD mund të jetë kandidatura surprizë e opozitës për të garuar në kryeqytet për postin e kryetarit të bashkisë. Rrethanat mund të sjellin që në krye të preferencave të opozitës, në mungesë të një rikandidimi të Lulzim Bashës, të jetë pikërisht numri dy i kësaj partie.

Burime të besueshme brenda selisë blu bëjnë me dije se Ristani po mendohet si kandidat serioz i opozitës përballë zgjedhjes së mazhorancës në Tiranë, për të mundësuar shmangien e përballjes së kreut demokrat Basha me një humbje eventuale, që do të sillte uljen e kuotave politike të tij dy vjet para garës së madhe në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?