FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ardhshin të bardha!”, Monika Kryemadhi uron besmitarët në prag Krishtlindjesh

Besimtarët e krishterë kremtojnë sonte Krishtlindjen. Kjo ditë simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa kulmon në mesnatë, me mbajtjen e meshës së Krishtlindjes. Besimtarët luten për paqe, mbarësi e dashuri. Kjo ditë kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, shkëmbimin e dhuratave, kartolinave dhe familjen e bashkuar. Por festa e Krishtlindjes festohet edhe nga jo të krishterët, pasi është një nga festat më të pëlqyera nga të gjithë. Në vigjilje të Krishtlindjes njerëzit përpiqen të jenë sa më afër njerëzve në nevojë, duke u bërë atyre dhurata dhe duke u ofruar dashuri.

Një urim në prag Krishtlindjesh ka bërë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën kambanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të Dashurisë, Paqes, Harmonisë dhe Bekimeve që vinë nga Zoti. Gëzuar Krishtlindjet, ardhshin të bardha! Përzemërsisht!”– shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?