Arian Çani në mbrojtje të artistëve, por pa grevë urie

Gazetari Arian Çani ka bërë një reagim në portalin “Zonë e Lirë” për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai thotë se për mbrojtjen e Teatrit nuk ka nevojë për sharje dhe fyerje, nëse çdo natë mblidhen aty vetëm 100 qytetarë për të ndezur qirinj.

“Teatri Kombëtar duhet mbrojtur me çdo kusht. S’ka nevojë për greva urie dhe as për sharje e fyerje publike.

Mjafton 100 qytetarë të mblidhen çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje në atë shesh të bukur me nga një qiri të ndezur në dorë dhe nuk ka pushtet në botë që nuk zbythet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teatri ka qenë, është dhe do të jetë hapësira më e madhe shpirtërore e humanëve. I pari ka qenë Teatri (pra fjala). Teatri mbrohet me vetëm 100 qytetarë të heshtur në atë shesh dhe mijëra të tjerë që i bëjnë like në rrjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të përsëritet e njëjta skenë si ajo që pamë të premten në mbrëmje. Vetëm kaq mjafton. Përndryshe ruspa e pushtetit arrogant, do ta rrafshojë brenda një nate korriku Teatrin. Dhe korriku po vjen…” – thotë Arian Çani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?