“Arrestimet e deputetëve”, Balla: Rregullorja e Kuvendit s’është ligj, por mekanizëm brenda vetes

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për propozimet e socialistëve për ndryshime në rregulloren e parlamentit dhe konkretisht për pikën që ka të bëjë me riformulimin e mënyrës së kërkesës nga ana e Prokurorisë për arrestimin e një deputeti, ku sipas ndryshimeve të propozuara duhet të përmbajë një relacion të shoqëruar me prova.

Opozita thotë se një element i tillë është i papranueshëm, pasi sipas saj, e kthen Parlamentin në Gjykatë dhe mbron deputetët.

I ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion” në News24, Taulant Balla tha se PS-ja nuk ka asnjë barrierë për imunitetin e deputetëve dhe ndryshimet bëhen, pasi nuk janë reflektuar rekomandimet e BE dhe KE për funksionimin e rregullores së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndryshimet bëhen pasi nuk janë reflektuar rekomandimet e BE dhe të KE për funksionimin e rregullores. Dua të sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk është ligj, por një vendim për të rregulluar punën e mekanizmave brenda vetes. Në këtë kontekst, një prej institucioneve të Kuvendit në seancën e vet nuk ka pasur asnjë plan se si funksionon. PS nuk ka asnjë barrierë për imunitetin e deputetëve”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konsultimet

Deputeti i PS-së u pyet edhe për faktin se LSI kur ishte në qeveri ishte pro ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa tani është kundër.

Balla u shpreh se rëndësi ka se çfarë mendojnë SHBA dhe BE për këto ndryshime, ndërsa sipas tij ka ca njerëz që nuk e kanë për turp të gënjejnë.

“Ka ca njerëz që nuk e kanë për trup të gënjejnë siç është Basha apo Kryemadhi. Rëndësi ka çfarë mendojnë partnerët tanë për këto ndryshime, siç janë mendimi i SHBA dhe BE. Një kopje të draftit ne do ja nisim EURALIUS dhe OPDAT. Sot duhet të miratohej drafti që do i shkojë seancës për kodin e etikës. Basha gënjen, pasi ende nuk ka lexuar draftin. Ai thotë se ne po bëjmë ligj për të ngritur barriera për hetimin e deputetëve, por kjo nuk është e vërtetë. Për rregulloren e Kuvendit ne jemi bazuar në kod dhe ne shtetet e tjera”- tha Balla.

Propozimet e PD-së

Në lidhje me amendamentin e opozitës për ndryshimet në kushtetutë dhe pikën për zgjedhjen e kryeprokurores, Balla u shpreh se mazhoranca është në një linjë me mendimin e SHBA.

“Ne jemi në një linjë me SHBA sa i përket amendamenteve të opozitës dhe mendoj se PD-LSI po krijojnë një aleancë për të penguar reformën në drejtësi”- tha dje deputeti socialist Taulant Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?