Arrestimet e SPAK-ut për inceneratorët, Jorida Tabaku: Zhvillim shpresëdhënës

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me arrestimet e fundit të SPAK-ut për çështjen e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha ky është një zhvillim shpresëdhënës, megjithëse sipas saj  këto arrestime nuk mjaftojnë pasi Komisioni Hetimor tregoi lidhjen e këtyre zyrtarëve me qeverinë.

“Kushdo që ka qenë i interesuar për aferën e inceneratorëve, sot ka pasur një zhvillim të ri, një zhvillim i parë në drejtim të punës së komisionit hetimor, është shpresëdhënës. Nuk është e mjaftueshme. Në gjykimin tonë, sot me lëvizjet dhe ndalimet e incenerataorit të Fierit, ka pasur një hap përpara. Ky hap nuk është i mjaftueshëm. Pas një pune 4 mujore të Komisionit Hetimor, pas 11 kallëzimeve të dorëzuara në SPAK, pas një raporti prej 120 faqësh me 112 fakte që tregojnë lidhjen në aferën prej 430 milionë eurove ku janë përfshirë, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, SPAK ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë duke përsëritur akuzat ndaj ish-Ministrit Lefter Koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është e mjaftueshme. Presim që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë ndaj njerëzve me pushtet. Presim që SPAK të tejkalojë përtej pushtetit politik dhe të bëjë detyrën për të cilën e kemi votuar. Në njoftimin që mora nga SPAK, ashtu siç kemi kërkuar, janë arrestuar disa persona, Pëllumb Abeshi, Florian Muçaj. Ky i fundit ka dëshmuar në komisionin hetimor, administrator i ALb Petrolit. Arenc Myrtezani, ish-administratori i kompanisë së Fierit. Sabina Cenameri dëshmoi e para, ishte e stresuar dhe Etleva Kondi që ka qenë anëtare e komisionit të Fierit” – tha Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?