Arrestimet në Itali/ PD nis betejën, Noka: Bashkë me LSI-në për të përmbysur një qeverinë e bandave
Aksioni politik i opozitës, i kryesuar nga PD dhe që pasohet nga LSI do të vazhdojë deri në përmbysjen e qeverisë. Kështu tha deputeti i PD, Flamur Noka në një intervistë në studion e lajmeve në Ora News.
Noka: Të dhënat e deritanishme tregojnë se ky pushtet nuk mund të qëndrojë më në këmbë, sepse ky pushtet është me votat e asaj bande dhe të dhjetërave banda të tjera, ky pushtet është me paratë që ka marrë nga ajo bandë, pra me para dorge. Ky nuk është pushtet që ka ardhur nga vota e qytetarëve, prandaj nuk mund të rrijë. Ne do të sinkronizojmë aksionin opozitar me të gjithë faktorët opozitarë dhe me të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe për ta vendosur Shqipërinë pranë Europës. PD do të ndërmarrë aksionin e saj politik në bashkëpunim me të gjithë forcat e tjera. LSI është forca kryesore pas nesh që është në opozitë, sigurisht edhe me faktorë të tjerë për të përmbysur një qeveri të bandave.
Në lidhje me përgjimet e Moisi Habiljat, Noka duke hedhur poshtë pretendimet e Tahirit tha se makinë nuk është shitur, por është përdorur për trafik droge.
Noka: Ajo makinë nuk është shitur, ajo makinë ka qenë imunitetit diplomatik për ushtarët e bandës për të bërë trafik droge. Ju është dhënë nga Saimir Tahiri kushërinjve ta përdorin për trafik se ishte imunitetet diplomatik. Ajo makinë është bërë me letra është shitur kur doli skandali që një ish-oficer policie, Zagani e përmendi i pari dhe u bë zhurmë. Në atë kohë për të larë duart ia shiti kushërinjve. Por ajo makinë ishte e mbajtur për 2 vjet për trafik. Përgjimet e Prokurorisë së Katanias kanë zbardhur të zezën në të bardhë që makina AA 003 GB është përdorur për trafik dorge nga Shqipëria në Itali.
Noka tha se deklaratat e Ramës për distancim bëhen për të shpëtuar veten.
Noka: Çdo bandit kur i ngushtohet laku, ia hedh lakun shokëve përpara sepse kërkon të shpëtoje veten. Pra kjo është me ja hedh lakun Saje Qorrit sigurisht dhe për të larë duart. Por nuk mund ti lajë duart sepse është i zhytur.
KOHA JONË SONDAZH

