“Arsyet pse s’mund të ketë zgjerim të hapësirës detare me më shumë se 6 milje”
Ish-Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi ka komentuar negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe deklaratën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias se Shqipëria ka pranuar që Greqia të zgjerojë hapësirën detare me 12 milje.
E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Edith Harxhi tha se nëse është arritur kjo marrëveshje atëherë është një tradhti kombëtare shumë e madhe. Ajo u shpreh se sipas Konventës ndërkombëtare nuk mund të ketë zgjerim të hapësirës detare më shumë se 6 milje detare.
“Qeveria po rinegocion fshehurazi marrëveshjen për detin me Greqinë. Shqiptarët janë të ndjeshëm për çështjen detit. Nëse është arritur një marrëveshje dhe dakordësi politike për t’i dhënë Greqisë 12 milje detare atëherë kjo është një tradhti e madhe kombëtare. Në negociatat mungon takimi i palëve që janë pjesë teknike. Në vitin 2009 ka pasur negociatorë që vinin nga Ministria e Mbrojtjes apo instanca të tjera. Kjo marrëveshje e arritur në vitin 2009 duhet të ishte çuar në një nga gjykatat ndërkombëtare për t’u diskutuar. Sipas konventës mund të merren deri në 6 milje detare dhe jo 12 siç thuhet. Nëse kjo ndodh ndoshta është për arsye të tjera. Qeveria jep 12 milje detare për votën e Greqisë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE”- tha ish zv. ministrja e jashtme.
KOHA JONË SONDAZH

