Arta Marku ose Ermira Tafani do jetë kryeprokurorja e përgjithshme
Një tjetër emër i shtohet listës së kandidatëve në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Kandidati i shtatë për këtë post është Artur Selmani, Prokuror në Gjykatën e Lartë.
Ai ka dorëzuar dosjen e aplikimit në Kuvend, vetëm 30 minuta përpara përfundimit të afatit zyrtar.
Burime nga Kuvendi thonë për mediat se bëhet fjalë për 7 emra dhe ata janë:
1. Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda
3. Granit Shahu, Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë
4. Ermira Tafani që aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit
5. Artur Selmani ka qenë në grupin e prokurorëve të çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit.
6. Ferdinand Elezi Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës
7. Arta Marku Prokurore e Shkodrës
Selmani mësohet të ketë qenë pjesë e trupës së akuzës në çështjen e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.
Me mbylljen e afatit zyrtar pritet që të nisë edhe shqyrtimi i kritereve të të interesuarve.
Burime të besuara nga kryeministria tregojnë se kryeministri synon të zgjedhë një femër kryeprokrurore të përgjithshme të përkohshme që më vonë ta kalojë si të votuar nga KLP.
Zgjedhja e një prokurore bëhet kastile për të treguar se mazhoranca vlerëson elementin femëror.
KOHA JONË SONDAZH

