Artistja, thirrje biznesmenit ish-deputet të PS: “Shit dashnoren, ça të duash, eja rregullo pallatin”

Ndërtuesi Hazir Gashi ish-deputet i Partisë Socialiste, ka deklaruar se nuk ka mundësi të rregullojë pallatet që janë ndërtuar pasi kompania e tij ka falimentuar. Artistja Keti Bashhysa ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të ish-deputetit socialist, disa prej pallateve të të cilit janë ndërtuar nga nga tërmeti i 26 Nëntorit, të cilët janë vlerësuar si të pabanueshëm ndërsa qindra banorë kanë mbetur në burg.

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, i shkruan e indinjuar Bashhysa ish-deputetit socialist.

Reagimi i plotë: “Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir! Ama, ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?