“Astiri” proteston edhe për Krishtlindje

Banorët e Astirit kanë protestuar edhe mbrëmjen e së martës kundër projektit të Unazës së Madhe.

Edhe në Krishtlindje banorët e kësaj zone nuk tërhiqen nga qëndresa e tyre. Të pranishëm në protestë, në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës.

I pranishëm në protestë ishte dhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari. Në fjalën e tij, Braimllari u shpreh se protesta e banorëve të Unazës është e drejtë dhe dëshmon se qeveria ka arritur në pikën që vjedh edhe pronat e qytetarëve.
Ai akuzoi Edi Ramën si ti përfshirë direkt në këtë projekt. “Banorët e Unazës se Re janë në të drejtën e tyre. Të gjithë duhet të sakrifikojmë në mbrojtje të së drejtës së çdo qytetari. Këtu në këtë projekt u provua vjedhja e Edi Ramës tek Unaza e Re. Kemi një kryeministër që mbush xhepat ndërkohë qytetarët zhyten në varfëri. Edi Rama i bën dhuratë vetes së tij për Vitin e Ri qindra miliona euro, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. Edi Rama grabiti studentët, ndërsa oligarkët ndajnë me Edi Ramën qindra miliona euro”,- tha ndër të tjera deputeti i LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?