Avni Rustemi shfaqet në kampin rinor të LRI në Jalë. Për cilin shkon mesazhi si “Esat Pashë Toptani i ri”?

Mbrëmë në kampin rinor të LRI në Jalë, ku ndodhej edhe Monika Kryemadhi, u shfaq ndër të tjera edhe një video (shiko me poshtë) ku Avni Rustemi dilte para gjyqit francez për vrasjen e Esat Pashë Toptanit i cili kishte bërë pazar me trojet shqiptare për hir të interesave personale.
Video, e cila u shfaq para të rinjve të LRI, ishte një mesazh ditor kur flitet për shitje apo pazare në kurriz të Shqipërisë, ku siç flitet pala shqiptare ka dhënë det shqiptar palës greke.
Zemërimi mbetet kombëtar për këtë akt tradhtie kombëtare me Detin.
Publiku shqiptar do të dijë se si është e vërteta e kufirit detar me Greqinë sepse në Athinë deklarojnë se kanë rënë dakord me kryeministrin Rama për të marrë 12 milje det. Por dje kryeministri shqiptar deklaroi nga Vjena, ku ka shkuar të zgjidhë punët e botës, se Greqia ka të drejtë!
A lidhet me këtë deklaratë edhe shfaqja e kësaj videoje për Avni Rustemin nga LSI dhe Kryemadhi?
Presidenti Meta e ka lartësuar figurën e Avni Rustemit por nuk dihet akoma se nëse do të këtë një Esat Pashë Toptan të ri si do t’i bëhet! Do dalë “Avni Rustem” i ri!?
E mira kombëtare e do që për Marrëveshjen e Detit te jenë të përfshirë në konsultime dhe vendimmarrje krejt politika shqiptare e jo vetëm qeveria.
Në të kundërt interesat pushtetare dhe private do të mbizoterojnë mbi ato kombëtare.
Dhe do të duhet Avni Rustem i ri!

SHKARKO APP