Avokatët grekë, kërkesë Ramës: Beleri të lirohet për t’u betuar
Kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greiqsë, Dhimitros Vervesos dhe Presidenti i Avokatëve pa Kufij, Patrick Heny i drejtohen kryeministrit Rama që të ndërhyjë për të liruar Fredi Belerin për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës.
“Kryeministri shqiptar duhet t’u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit te Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës”,- thanë avokatët.
Deklarata e plotë:
Në çështjen Beleri kemi shkelje të përsëritura të nenit 3 të Protokollit Nr. 1 i cili zbatohet si për zgjedhjet kombëtare ashtu edhe për ato lokale. Më konkretisht e drejta për zgjedhje të lira përbën një parim themelor dhe është thelbësore për vendosjen dhe ruajtjen e themeleve të një demokracie të vërtetë të qeverisur nga shteti i së drejtës. Neni 3 i Protokollit nr. 1 i jep të drejten një individi për të dalë si kandidat në zgjedhjet dhe, nëse zgjidhet, të drejtën për të ushtruar efektivisht mandatin e tij. Në rastin e Belerit, e drejta për të ushtruar efektivisht mandatin e tij është shkelur për shkak të masës së paraburgimit. Detyra e një përfaqësuesi të zgjedhur është të përfaqësojë elektoratin e tij, të tërheqë vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre dhe të mbrojë interesat e tyre. Aq më tepër, ky është rasti, nëse akuzat ndaj atij përfaqësuesi, kanë bazë politike.
Masa e paraburgimit e vendosur ndaj Belerit si nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ashtu edhe nga gjykatat e SPAK-ut të Tiranës është jashtëzakonisht e rëndë, në mos arbitrare, sepse masa e kundërshtuar synon të pengojë aplikantin të ushtrojë mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i Himarës. Qeveria shqiptare është e detyruar të marrë në konsideratë masa më pak të ashpra për të mbrojtur të drejtën e Belerisit për të ushtruar detyrën si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë. Për rrjedhojë ka shkelje të nenit 3 të Protokollit Nr. 1.
B. Shkelje e nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut
Ndalimi i Belerit si dhe refuzimi arbitrar nga gjykatat shqiptare për ta lejuar atë të marrë pjesë në mbledhjet e Keshillit Bashkiak dhe te kryeje detyrën e tij, cenon të drejtën e tij të shprehjes politike. Kjo ndodh sepse i heq mundësinë për te perfaqësuar efektivisht votuesit e tij dhe bie ndesh me integritetin dhe efektivitetin e procedures zgjedhore të 14 majit 2023, duke minuar
[perfundimisht synimin e saj, pra identifikimin dhe materializimin e vullnetit të popullit. Si rezultat, ka shkelje të nenit 10 të Konventës.
C. Shkelje e nenit 6 § 2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut
Komentet dhe vërejtjet e përsëritura të bëra nga Kryeministri, vlerësimi negativ i njëanshëm i tij për çështjen Beleri dhe përdorimi i gjuhës së prerë e të pakujdesshme ndikon në opinionin publik për sa i përket fajësisë së Beleris dhe paragjykon vendimin e ardhshëm të Gjykatës. Deklaratat e kryeministrit Edi Rama shkuan përtej një mosmarrëveshjeje të thjeshtë me një kundërshtar politik. Te krijohet përshtypja se kryeministri është shprehur i kënaqur me arrestimin dhe ndalimin e vazhdueshëm të Belerit. Kryeministri mishëron, par excellence, autoritetin politik përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e duhur të drejtësisë në Shqipëri. Ai duhet të ishte veçanërisht i kujdesshëm për të mos thënë asgjë që mund të krijonte përshtypjen se ai dëshironte te ndikonte në rezultatin e procedurave në pritje përpara Gjykatës. Si rezultat kjo përbën shkelje të nenit 10 të Konventës.
Shkelje e parimit të proporcionalitetit
Parimi i proporcionalitetit kërkon që të ketë një marrëdhënie të arsyeshme ndërmjet një objektivi të caktuar qe duhet arritur dhe mjeteve të përdorura për të arritur atë objektiv. Paraburgimi i Belerit për më shumë se 4 muaj për një shkelje të supozuar të ligjit të fushatës në vlerë prej 300 euro është haptazi nje mase joproporcionale. Çdo kufizim i të drejtave që i imponohet nje personi duhet t’i shërbeje një qellimi legjitim dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit
Edi Rama të lejojë Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pohuar vazhdimisht se “autoritetet e pavarura gjyqësore” po e pengojnë Belerin te dale nga burgu për të bëre betimin si kryebashkiak i Himarës. Në fakt, nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon Belerin të bëjë betimin. Përkundrazi, në akt gjykimin numër 226 të datës 26 qershor 2023, nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila shqyrtoi kërkesën time për leje për të bërë betimin si kryetar bashkie, shprehimisht thuhet se
“Gjykata konstaton se… nuk është autoriteti kompetent dhe se i mungon juridiksioni për të vendosur për miratimin e lejes së kërkuar nga individi nën hetim.”
Autoritetet kompetente për dhënien e kësaj leje janë (a) Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale, ku ai banon aktualisht dhe (b) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Këto subjekte janë njësi të thjeshta administrative dhe jo “autoritete të pavarura gjyqësore
Kryeministri shqiptar duhet t’u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit te Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës.