Balla: Bandat kriminale kanë transferuar para në llogarinë e PD

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishëm, atë të një lobimi të paligjshëm në SHBA.

Balla publikoi një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili flet se grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë kanë transferuar fonde në Shqipëri për Partinë Demokratike.

Më poshtë “TemA” po publikon edhe raportin belg.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua t’i them kolegëve të PD-së që Lulzim Basha sot është person nën hetim. Burimet e institucioneve partnere bëjnë të ditur që Lulzim Basha po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishëm, atë të një lobimi të paligjshëm në SHBA dhe si gjithmonë Lulzimi kësaj radhe ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë institucionit të Prokurorisë për të dhënë shpjegime lidhur me këtë hetim që po kryen Prokuroria dhe mesa duket po e çoi mbazdite Ristanin, Ristani është i gatshëm të mari përsipër të gjitha fajet e Lulzimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam këtu një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili flet se ka bërë një analizë për një kohë të gajtë për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë dhe lexoj raportin, të cilin do tja vendos medias në dispozicion sa i përket bandave të gangsterëve shqiptarë, fonde janë transferuar në shqipëri për Partinë Demokratike të Berishës, të cilat janë zbuluar me emër të personave në hetim nga policia dhe Prokuroria belge. Është e rëndë, sesi një parti politike në Shqipëri qenka financuar nga banda dhe kriminelë, të cilët veprojnë në një vend të BE. E kam dëgjuar Lulzimin dhe Saliun të dy të flasin se qeka PS, jo ja ku e keni nga një institucion i një vendi antarë të BE-së, ku sipas jush bandat shqiptare janë një shqetësim për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, raporti thotë se qenka financuar PD”, deklaroi Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?