Balla: Deputeti më tha që djali i tij s’e ka rrahur vajzën. Do mbajë përgjegjësi nëse ka ndërhyrë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në “Report Tv” se nga deputeti Rrahman Rrahja ka kërkuar sqarime për historinë e djalit të tij, që në momentin që ngjarja u denoncua nga Sali Berisha, në muajin korrik.

Balla tha se “në cilësinë e kreut të grupit parlamentar kam kontaktuar deputetin Rrahman Rrahja për ato që kishte deklaruar Berisha në Facebook. Më ka thënë se është një histori e një marrëdhënie të vjetër mes djalit dhe vajzës. Më ka thënë se djali nuk e ka rrahur vajzën”.

Balla shtoi se kjo ishte dijenia e tij për këtë histori dhe më pas nuk ka dëgjuar më për këtë çështje, “derisa Partia Demokratike më përfshiu në këtë histori”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i PS tha se drejtuesit e PS po presin përgjigjen e prokurorisë lidhur me hetimet. Ai deklaroi se ndaj deputetit të Fushë -Krujës do të merren masa politike nëse verifikohet se ka ndërhyrë për të mos arrestuar djalin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?