Balla: Deri më 24 maj do kemi dhe Presidentin ose Presidenten e re të Republikës
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi sot se deri më 24 maj do të jetë zgjedhur Presidenti ose Presidentja e re e Shqipërisë, që do të zëvendësojë Ilir Metën pas 24 korrikut 2022.
“Neni 88 i Kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i zgjedhjes së Presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se sa 60 ditë nga data e përfundimit të mandatit. Pra jo më vonë se 24 maji. Kuvendi ka ende kohë në dispozicion dhe pak ditë deri sa të fillojë procedurat. Procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës merr 5 raunde në Kuvend. Në 2017 Presidenti i Republikës është zgjedhur më 27 prill sepse procesi përkonte me mbarimin e mandatit të Kuvendit. Në rastin tonë, procesi duhet të përfundojë më 24 maj dhe brenda datës 24 maj që është dhe një ditë, që ka pasur një kontekst të caktuar historik, ne do të kemi dhe presidentin e ri ose Presidenten e re të Republikës”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

