Balla i përgjigjet PD: Këtu jam me “kryekriminelin” Endri Fuga (VIDEO)
Partia Demokratike akuzoi deputetin e PS, Taulant Balla se ka udhëtuar 25 herë me një trafikant të dënuar për trafik droge. Deputeti demokrat, Edvin Salianji publikoi dhe disa orare udhëtimesh dhe data që sipas tij tregojnë se Balla ka qenë në një avion me personin e dënuar, Edmond Bego.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla deklaron në datat që PD pretendon se ai ka udhëtuar me të dënuarin, në fakt ka qenë udhëtime pune me zyrtarë të qeverisë.
Jo pa ironi, ka publikuar një video të 8 dhjetorit 2014 ku ai ndodhet në Bruksel me Edi Ramën, Monika Kryemadhin dhe Këshilltarin e Ramës, Endri Fuga.
“PD publikon “video-skandalin” 8 Dhjetor 2014 ora 12.23: Taulant Balla bashkë me Edi Ramën, Monika Kryemadhin, Evis Kushin dhe “krye-kriminelin” Endri Fuga nisen me avion për në Bruksel. Ja pamjet e takimeve me “baronët” e Parlamentit Europian“,- shkruan Balla në rrjetin social instagram.
https://www.instagram.com/p/Bo4CIPiBq_Z/?utm_source=ig_web_copy_link
KOHA JONË SONDAZH

