Balla letër Çakos: Policia të verifikojë në TIMS lëvizjet e Berishës

Deputeti socialist Taulant Balla i ka kërkuar përmes një letre Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, verefikime të mëtejshme për lëvizjet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të shtetasit Nuel Kalajt.

Gjithashtu kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ, kërkon që të shihet nëse shtetasi Nuel Kalaj ka shtetësi shqiptare apo jo.

Edhe dje gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor, Balla  i kërkoi Policisë  që të verifikojë hyrje­-daljet nga vendi për vitin 2010, në sistemin TIMS të Nuel Kalaj, Jozef Haisek, Sali Berishës dhe Shkëlzen Berishës. “I kërkojmë drejtorisë së policisë që për gjatë muajit janar 2010 duke filluar nga data 1 janar 2010 deri në fund të shkurtit 2010 të kërkojmë nga sistemi TIMS të dhëna kur ka dalë dhe ka hyrë në Shqipëri, Nuel Kalaj, Sali Berisha e Shkëlzen Berisha. Sepse janë persona që janë cituar në emalin ku janë përmendur të tre”, u shpreh Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas deputetit socialist, lëvizjet e Nuel Kalajt kanë rëndësi të zbardhen pasi kështu do të zbardhet dhe mënyra sesi janë bërë transfertat e shumave të mëdha me para.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?