Balla: PD kërkoi pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vettingut
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së u shpërdoruan sot nga Lulzim Basha.
Balla i bëri thirrje opozitës që të merte pjesë në seacnën plenare për të votuar 3 vendimet që çojnë përpara reformën në drejtësi dhe vettingun.
Sipas Ballës në fillim të sesionit parlamentar PD-ja kërkoi pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vettingut.
“Ne nuk bëhemi kurrë pjesë e një pazari për të ndryshuar ligjin e vettingut. Ne nuk do të bëjmë kurrë Pazar në kurriz të vettingut në drejtësi. Për të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi më lejoni tua them shumë qartë. Reforma në drejtësi ka pasur dhe ka në thelb të vet objektivin kryesorë dhe fundor, atë të vettingut politik”, deklaroi Balla.
Sa i përket çështjes së baltës dhe shpifjes së ditëve të fundit, “Babale 2” Balla i bëri thirrje Prokurorisë ta hetojë menjëherë.
“Ne kemi bindjen që nuk bëhet më politikë në vitin 2018 me baltë e me shpifje. Thirrja ime sot ndaj Prokurorisë edhe për shpifjen më të fundit të serisë së radhës, “Babale 2” është që ta hetojë menjëherë. Mjaft më me muaj për të zbardhur një çështje, e cila është tërësisht e zbardhshme brenda pak ditësh. Unë Rrahman Rraja apo Artur Bushi kemi qenë apo jo atje dhe sigursiht që ka plot prova për ta vërtetuar”, deklaroi Balla.
Fjala e plotë e Taulant Ballës:
Tre vendimet e sotme janë vijimi i mbështetjes së pakufizuar që kjo qeveri dhe kjo mazhorancë i jep procesit të vettingut. Nga të treja institucionet bazë të procesit të vettingut, nga komisioni i pavarur i kualifikimit, nga ai i apelimit dhe sigurisht nga komisionerët publik është kërkuar një mbështetje në forcimin e kapaciteteve njerëzore të këtyre institucioneve dhe sigurisht kjo ka një shtesë në faturën publike që buxheti i shtetit do ti japi.
Ne ne sot po i japim këtë mbështetje me qellimin që këto tre institucione jo veëm të vijojnë punën me intensitet, por këtro tre institucione të rrisin shpejtësinë, sepsen shqiptarët shqiptarë me zi presin që jo vetëm 70 e kusur gjyqtarë e prokurorë që e kanë kaluar këtë proces deri më tani, por edhe ata qindra të tjerë të cilët presin të kalojnë këtë proces të dalin apra shqiptarëve se kush e meriton të jetë gjyqtar e prokuror e kush nuk e meriton.
Çfarë kemi parë në këto pak muaj ka konfirmuar qartë se sa e thellë paska qenë sëmundja, kolera e korrupsuionit në gjyqësor. Kemi parë gjyatarë të cilët nuk justifikonin me disa fish pasurinë, sikurse kemi parë gjyqtarë e prokurorë gjithashtu të cilët nuk justifikonin dot të sihin në sistem, sepse kishin dhënë vendime skandaloze e ëpr ëm keq kemi parë raste gjyqtarësh e prokurorësh të lidhur me krimin.
Këtu është dallimi mes atyre që duan të gjejnë alibinë për të ikur nga kuvendi i Shqipërise, e pse jo ndoshta për të ikur edhe nga zgjedhjet e ardhshme lokale, sepse e dinë fare mirë që nuk kanë as lidership, as ekip e as program për tu përballur. Sot halli opozitës është halli i Lulzim Bashës. Një njeri që nuk fiton dot zgjedhjet, një njeri që nuk di të drejtojë parti, sot jo vetëm që mori në qafë partinë e tij, por edhe partinë e Monikës. Bashkuar pas asnjë arsye dhe sot mungojnë për ti dhënë mbështetje vettingut të drejtësisë.
Kur ne filluam këtë sesion PD-ja kërkoi Pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vettingut dhe ne nuk bëhemi kurrë pjesë e një pazari për të ndryshuar ligjin e vettingut. Ne nuk do të bëjmë kurrë Pazar në kurriz të vettingut në drejtësi. Pasi nuk morën asnjë pëgjigje për pazarin e kërkuar hynë në një diskutim i cili ka përfunduar që ditën e parë që kemi miratuar reformën në drejtësi.
Për të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendimë lejoni tjua themshumë qartë. Reforma në drejtësi ka pasur dhe ka në thelb të vet objektivin kryesorë dhe fundorë, atë të vettingut politik. Ne kurrësesi nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë kurrë një vetting të politikës pa u hetuar pasuritë e famljarëve, pa u hetur korrupsioni 27 vjeçar i politikës. Këtë PD nuk e do. PD ka sjellë në Kuvend dy faqe letër me të cilat jo vetëm që i ngrihet një trrumë me ferra para vettingut të drejtësisë, por synohet të bllokohet Prokuroria Speciale Antikorrupsion dhe synohet të bllokohet Byroja Kombëtare e Hetimit.
Nuk bëhet vettingu i politikës duke ndejur nëpër hotele apo në mungesë të kryetarit të PD-së, nuk dihet ku ka shkaur opozita. Nuk bëhet vettingu i politikës duke mbajtur një fjalim kryatari i opozitës në hotelin e radhës. Thirrja ime ëshët që PD dhe LSI duhet të jenë sot këtu për të votuar këto 3 vendime që çojnë përpara reformën në drejtësi dhe vettingun.
Sa për çështjen e baltës dhe shpifjes, ne kemi bindjen që nuk bëhet më politikë në vitin 2018 me baltë e m,e shpifje. Thirrja ime sot ndaj Prokurorisë edhe për shpifjen më të fundit të serisë së radhës “Babale 2” Prokurorisë i kërkoj të hetojë menjëherë. Mjaft më me muaj për të zbardhur një çështje, e cila është tërësisht e zbardhshme brenda pak ditësh. Unë Rrahman Rraja apo Artur Bushi kemi qenë apo jo atje dhe sigursiht që ka plot prova për ta vërtetuar, por ama ju garantoj që kjo histori do të jetë një histori e radhës e turpit të Lulzim Bashës, të përfshirë në një shantazhim të deputetëve, kryetarit të grupit parlamentar të shumicës këtu në Kuvend, për të cilin e garantoj se nuk shantazhohem kur, nga Lulzimi jo e jo. I them sot Grupi Parlamentar i PS javën e kaluar ka nxjerrë prova të qarta sesi Lulzim Basha duke shfrytëzuar foltoren e Kuvendit apo atë të PD-së ka shantazhuar biznese në këmbim të parave për kompaninë e kunatit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

