Balla reagon për Bashën: Mjerë kush të beson, je bërë budallai i fshatit
Kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla reagoi ndaj akuzave të Lulzim Bashën për kapjen e 3.5 milionë eurove në makinën “Toyota Yaris”, të dielën në Durrës.
Balla thotë se Lulzim Basha po bën teatër me opozitën dhe nuk besohet më nga askush. “O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozite qe e ktheve në teatër babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë në sy te miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli se për sot e dhe shfaqjen e rënies se brekusheve”,- shkruan Taulant Balla në një reagim në Facebook.
Akuza e Bashës: Taulant Balla ishte garanti i parave të drogës në makinë
KOHA JONË SONDAZH

