Balliu: Dhuna ndaj një gazetari është krim ndaj të gjithëve

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për dhunën e policisë ndaj gazetarit, Enver Doçi në Peshkopi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu shprehet se dhuna ndaj gazetarit është krim që duhet të ndëshkohet.

“E papranueshme dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarit të News 24 Enver Doçi në Dibër.  Dhuna ndaj gazetarit së shtë asgjë tjetër vetëm se një provokim në të njëjtën mënyrë që Rama do të provokojë nesër qytetarët. Ky është krim elektoral, pasi mediat kanë të drejtë të filmojnë se si po dhunohen zgjedhësit çdo ditë. Të mbahet përgjegjësi dhe të shkojnë para drejtësisë Policia e banditëve si dhe urdhëruesi Sandër Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky akt barbar nuk mund të ANASHKALOHET”,- shkruan Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?