Balliu: Rilindja ”vdes” biznesin, të ngrihemi në një revolucion popullor

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas raportit se vetëm në muajin janar janë mbyllur 1742 biznese. Për këtë situatë të rënduar, në një postim në facebook, deputeti i PD-së shprehet se kreu i qeverisë ka shkatërruar dhe ka çuar në falimentim ekonominë e shqiptarëve.

”Edi Rama shkatërroi dhe falimentoj ekonominë e shqiptarëve ndërsa pasuria e oligarkëve vetëm sa rritet çdo ditë e më shumë”,-shkruan Balliu.

Më tej ai vë theksin se bandat dhe kriminelët kanë marrë në dorë zyrat e shtetit dhe të biznesit. ”Po braktisin gjithçka, pasi në vend ka humbur shpresa, pasiguria është prezente ndërsa bandat dhe kriminelët kanë marrë në dorë zyrat e shtetit dhe biznesit”,-vijon më tej statusi i deputetit të PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të ngrihen në një revolucion popullor, që sipas Balliut, duhen ndaj bandave në pushtet. ”Qytetarët në mbarë vendin duhet të ngrihen në një revolucion popullor kundër bandave në pushtet. Nuk duhet të lejojmë që e ardhmja e vendit dhe e fëmijëve tanë, të rrezikohet nga krimi dhe bandat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë

I mori të gjitha për vete. VDES BIZNESI

Rilindja ka falimentuar biznesin në Shqipëri. Vetëm në muajin janar janë mbyllur 1742 biznese, kjo shifër nga zyrat e Kryebanditit, nga Drejtoria e Tatimeve.

Edi Rama shkatërroi dhe falimentoj ekonominë e shqiptarëve ndërsa pasuria e oligarkëve vetëm sa rritet çdo ditë e më shumë.

Situata po bëhet shumë dramatikë për qytetarët shqiptarë, të cilët po mbyllin bizneset dhe po kërkojnë shpëtim larg atdheut. Po braktisin gjithçka, pasi në vend ka humbur shpresa, pasiguria është prezente ndërsa bandat dhe kriminelët kanë marrë në dorë zyrat e shtetit dhe biznesit.

Kjo situatë është e padurueshme. Qytetarët në mbarë vendin duhet të ngrihen në një revolucion popullor kundër bandave në pushtet. Nuk duhet të lejojmë që e ardhmja e vendit dhe e fëmijëve tanë, të rrezikohet nga krimi dhe bandat.

KOHA ËSHTË TANI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?