Banorët e Astirit nuk i ndalin protestat, iu bashkohet edhe Lulzim Basha
Banorët e zonës së Astirit kanë dalë edhe këtë pasdite në rrugë, duke protestuar kundër projektit të dyshimtë për zgjerimin e UInazës së Re.
Protesta e banorëve të “Astirit” vijon në ditën e 49-të të tyre, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblimin në 100% të vlerës së pronës që preket nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të tij.
Banorët shprehen se ndonëse Kryeministri mendoi se me arrestimin e Dorian Protoduarit do të ndalej protesta, ata sot janë më të vendosur se kurrë.
Në mbështetje të tyre ka shkuar sërish kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës, ndërsa banorët i kanë falënderuar këta të fundit për mbështetjen e dhënë.
Banorët e “Astirit” i kërkojnë Kryeministrit të ndalë projektin, ndërsa i thonë se anjë nuk e do tashmë atë, ndërsa shtojnë se ata janë më të fortë dhe bashkuar se kurrë.
Më tej ata janë shprehur se me trafikantë droge, Kryeministri nuk mund tu tregojë sesi punohet, pasi ata kanë marrë një vendim, që nuk do të lejojnë asnjë buldozier tu afrohen pronave të tyre.
“Kryetari Basha dhe grupi i Partisë Demokratike në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga megavjedhja 40 milionë euro e qeverisë!”- shprehet selia blu në njoftimin e protestës së sotme.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/283516549017929/
KOHA JONË SONDAZH

