Bardhi: Basha dhe Berisha janë kthyer në problem për PD! Le të bashkojmë demokratët

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamemtar të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka bërë publik edhe qëndrimin e tij.

Bardhi u shpreh se i ka kërkuar që si Basha dhe Berisha të bëjnë në hap pas që PD të kthehet në alternativë qeverisëse.

Bardhi shtoi më tej se secili prej nesh duhet të kapërcejë veten pasi demokratët kanë nevojë për zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kam kërkuar pas vënies në dispozicion të pozicionit të tij për të zgjidhur situatën i kam kërkuar tërheqjen bashkë me Berishës si rrugë për të gjetur një zgjidhje dhe PD të bëhet alternativë qeverisëse. Do të duhet të gejmë një zgjidhje përtej 2 individëve. Sa kohë ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë, duhet të gjejmë rrugën e zgjidhjes për të bashkuar demokratët. Vetëm duke lënë mënjanë luftën, mund të fitojmë e të bëhemi alternativë qeverisëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Z.Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për hap pas por për tu bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer veten pozicionin e tij. Seicili prej nesh do duhet të kapërcejë veten. Demokratët kanë nevojë për zgjidhje, zgjidhja vjen vetëm përmes bashkimit.

Interesi i PD duhet të prevalojë mbi cdo interes personal. Basha u ofrua për të qenë në dispozicion të zgjidhjes. Ky është lajmi sot.

Sa kohë ka një krizë në PD, të shkaktuar nga një vendimmarrje e z. Basha për Berishën, të dy janë kthyer në problem për PD, të dy duhet të tërhiqen që ti hapur rrugë zgjidhjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?