Basha: Bashkim i gjithë shqiptarëve kundër Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në rrjetin social Favebook, ai shkruan se kryeministri Edi Rama i ka asgjesuar këto të drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe me kërcenime.

Ai siguron se bashkimi i të gjithë shqiptarëve është garancia e fitores në betejën për liri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Bashës:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne.

Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit.

Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve.

Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte.

Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.”​ shkruan Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?