FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha denoncon qeverinë tek Departamenti i Shtetit për situatën e narkotrafikut

Partia Demokratike njeh nga afër Departamantin Amerikan të Shtetit me shqetësimet e saj lidhur me situatën shqetësuese të krijuar kohët e fundit nga fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Kryetari i PD-së po zhvillon në selinë blu  një takim kokë më kokë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik, Alexander A. Arvizu. Në këtë takim ish-ambasadori Arvizu shoqërohet edhe nga pasardhësi i tij në krye të diplomacisë amerikane në Tiranë, ambasadorin Donald Blu.

Një tjetër çështje që pritet të jetë në fokus të dy bashkëbiseduesve do të jetë dhe njohja nga afër me pretendimet e opozitës lidhur me ngërçin e krijuar në punimet e komisionit të reformës në drejtësi, të cili opozita e ka bojkotuar prej 2 javësh, pas refuzimit të amendamenteve të demokratëve lidhur me projektligjin për krijimin e organeve të qeverisjes së sistemit të ri të drejtësisë në vend. Për demokratët është cilësuar si kthim mbrapa në kohë nga ana e mazhorancës, duke cenuar konsensusin e 22 korrikut përmes të cilit u votuarn ndryshimet kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?