FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha dhe Kryemadhi takohen për protestën e Janarit

Të dy krerët e LSI dhe PD u takuan bashkë këtë të dielë në vigjilje të protestave që kanë paralajmëruar për janarin.
Ende nuk ka një datë për protestën e parë, por dalja në rrugë e opozitës do të jetë kundër kapjes së prokurorisë nga mazhoranca.
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Rama tha se protestat e opozitës kanë për qëllim bllokimin e reformës në drejtësi, tani që pritet kalimi i kandidaturave për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Burime nga PD, bëjnë me dije se protesta e opozitës do të bëhet pas 20 janarit. Ndërkohë që opozita ka nisur takimin me qytetarët për të diskutuar për aksionin opozitar që pas 18 dhjetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?