FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua. Këto zgjedhje janë për ju

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vizitoi sot Qarkun e Gjirokastrës, ku shpalosi pikat kryesore të programit të PD në pushtet. Në një mesazh në Facebook, Basha shprehet se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për emrat, por për interesin e vendit.
“Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua. Këto zgjedhje janë për ju.Janë për fëmijët për tuaj, për prindërit, për gjyshërit tuaj. Këto zgjedhje janë për ndryshimin. Kush do ta sjellë këtë ndryshim? Një njeri që pengoi Shqipërinë për 8 vite? Të gjithë shqiptarët e dinë se nëse nuk i afrohemi BE nuk do të ketë ndryshim. Afrimin e Shqipërisë në BE do të sjellje investime të huaja, do të rikthejë të rinjtë, do të ndryshojë ekonominë tonë! Së bashku do të sjellim ndryshimin! Më 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”,- shprehet kreu i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?