Basha konferencë të jashtëzakonshme: E keqja do mposhtet me bashkim dhe qëndresë
Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur përfundimin takimit elektoral të Edi Ramës në Vlorë, për të mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
“E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal në pushtet. Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij.
Më mirë se çdo gjë, këtë rënie të pashmagshme, këto ditë, e shpreh figura prej zombi politik, e cila bredh, prej javësh, nëpër Shqipëri, duke u përpjekur të ringjallet me humorin banal, me mashtrimet bajate, me kërcënimet paranojake.
Ju ftoj ta shikoni mirë këtë fytyrë të përçudnuar nga pesha e krimit dhe e së keqes dhe të mos e harroni pamjen e saj. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për të nuk duhet të na bëjë ta harrojmë atë.
Duhet ta fiksojmë mire fytyrën e së keqes, fytyrën e etjes së verbër për pushtet, fytyrën e tradhëtisë, sepse nuk duhet të lejojmë fytyra të ngjashme rë marrin në dorë fatet tona përsëri.
Shpesh, kur vjen fundi e keqes shoqërore, njerëzit ndjejnë një lehtësim çlirues që i bën ata ta harrojnë shpejt atë që ishte dhe të mos reflektojnë
se si erdhi dhe u forcua e keqja.
Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror për ne si shoqëri. Ne, rrallë, kemi reflektuar pas të këqijave, prandaj i kemi përsëritur ato.
Historia politike e Edi Ramës nuk është thjesht historia e një njeriu të dështuar në çdo gjë që provoi në jetë në art, në sport, në shoqëri, që pastaj kërkon verbërisht pushtet dhe para për t’u hakmarrë ndaj botës.
Është edhe historia e një shoqërie që mashtrohet dhe nuk e dallon lehtë fytyrën e urrejtjes, fytyrën e mashtrimit. E shoqërisë që i beson fasadës, që i beson dukjes, që gënjehet nga propaganda dhe në këtë mashtrim kolektiv, i dorëzon të keqes fatet e veta”, tha Basha.
Basha përkufizon Edi Ramën si mishërimi i çdo të keqeje që ka prodhuar politika në 30 vjet, i cili shpërdoroi mizorisht me krimin besimin e pakizuar që iu dha.
“Politika shqiptare ka patur mjaft arritje këto tre dekada, por ajo ka patur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe mjaft të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ua heqë as përgjegjësitë, as meritat askujt.
Por në të gjithë këtë mori dështimesh e politikanësh të këqij, Edi Rama është monumenti më i lartë, mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria jonë ka prodhuar këto tre dekada.
Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.
Shpesh, ne e shohim të keqen vetëm kur ajo bëhet mal dhe pastaj kërkojmë ta mposhtim atë përnjëherë. Por e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. Ajo luftohet më këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë.
Këtë ka bërë Partia Demorkatike dhe unë, personalisht, ccdo ditë, për gjashtë vjet rresht.
Sot largimin e Edi Ramës e duan edhe shumë nga ata, që për vite kontribuan verbërisht për fuqizimin e tij, për kapjen prej tij të ccdo pushteti, duke i besuar fjalëve, duke injoruar veprat, duke ngatëruar çitjanet e kuqe me ngjyrën e flamurit, duke ngatërruar batutat me ligjet dhe duke ngatërruar kolltuqet me punën dhe kontributin.
Në vitin 2013, Edi Rama gëzoi një mbështetje të madhe, me të cilën mund të bëheshin shumë punë të mëdha, por ai e përdori të gjithë mbështetjen popullore dhe pushtetin vetëm për punë të këqija.
Shpërdoroi besimin
Shpërdoroi endrrat e shqiptarëve
Tradhtoi të ardhmen e tyre
Shumë nuk e panë që në fillim, por Rama ishte i kapur nga krimi dhe interesat grabitqare që ditën që erdhi në pushtet.
Krimi financoi gjithë opozitën e tij
Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet
Dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij”, deklaroi Lulzim Basha.
Në prag të 30 qershorit, Basha rikthen në vëmendje betejat e vështira dhe fitorët e PD në 6 vjet e vetme kundër të gjithëve. Dekriminalizimi, kanabizimi..
“Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.
Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.
Atëhere na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e paralamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.
Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksiononte gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin
Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund
Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh.
Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet që dekriminalizimi ishte lojë politikë e jona.
Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës përdhunues dhe trafkantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.
Pa mbaruar mirë dekriminalzimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe alternativë eknomike për vendin.
Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi ngriti zërin për drogën.
Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës
Kujtoni betejën tonë për koncesionet.
Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, sSi metoda novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje.
E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.
Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kutpohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje.
Na sulmuan
Na fyen
Na shpërfillën
Por sot, Të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën
Kanë qenë beteja të ashpra. Na është dashur të marrim veprime të guximshme. Na është dashur të sakrifikojmë dhe të përballojmë kosto, baltë dhe sulme.
Ne nuk ulëm kokën kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.
Por sot dua ta them:
Pa bojkotet tona,
Pa denoncimet tona
Pa çadrën
Pa djegien e mandateve
Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë
Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt”, tha Basha
KOHA JONË SONDAZH

