Basha: “Maduro i Ballkanit” i ka orët e numëruara, nesër do të marrë përgjigjen nga populli

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës që po zhvillohet para Policisë së Tiranës.

“Tirana mbrëmë u mbush me doza luftarake, me gaz helmues, një akt kriminal ky që mund ta bëjë vetëm një juntë. Rama dhe të tijtë iu përgjigjen me gaz popullit liridashës shqiptar. Por e kanë të kotë. Opozita dhe shqiptarët nuk ndalen së protestuari deri në arritjen e demokracisë së vërtetë. Rama ka marrë pushtetin me bandat kriminale dhe ka zaptuar çdo institucion, parlamentin, gjykatat, prokurorinë.

Sot kemi parlament të krimit dhe njerëzit që ulen aty janë faqezinj që përfaqësojnë krimin, oligarkët e jo popullin e thjeshtë shqiptar. E gjithë Shqipëria është e bashkuar kundër një grupi kriminelësh. Junta e krimit i ka orët e numëruara. Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara”, deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?