FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha mbështet Ramën: Dëbimi i diplomatëve iranianë, vendim i duhur!

Në një deklaratë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndet vendimin e Qeverisë shqiptare për dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cenim të “statusit të diplomatit” dhe që vë në rrezik Sigurinë Kombëtare.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, shpreh mbështetjen për shpalljen “non grata” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cenim të “statusit të diplomatit” dhe që vë në rrezik Sigurinë Kombëtare.

Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të Sigurisë Kombëtare, përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatët strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla ne territorin e RSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar, kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit”- thuhet në deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?