Basha me protestuesit e Unazës së Re: Skandaloze, Rama do të zhvendosë Lanën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot sërish në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve që protestojnë kundër shembjes së shtëpive dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Re.

Banorët protesojnë për 51 ditë rresht duke  i bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga projekti.

Kreu i PD, tha se në Tiranë po ndodh ajo që s’ka ndodhur që nga Roma e Lashtë, zhvendosja e lumit të Lanës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas liderit të së djathtës, kjo bëhet për të mos prekur kompleksin që do ndërtojë miku i Taulant Ballës me firmën e Ramës dhe Veliajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut.

Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt.

Këtë javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Dukej sikur kjo betejë nuk do fitohej, se Rama suli gangsterët. Por qytetarët i duruan të gjitha.

Akte të tilla korruptive, si ky që zhvendos lumin e Lanës, ndaj kjo betejë është simbolike,” tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?