FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha mesazh për ndërkombëtarët: Beteja është e jona

“Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë”. Këtë mesazh përcolli kreu i PD-së, Lulzim Basha për ndërkombëtarët nga protesta madhështore në Buvelardin ”Dëshmorët e Kombit”. “Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve por beteja është e jona”, theksoi ai.

Lideri i PD-së u bëri thirrje shqiptarëve të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci. ”Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqëve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm por beteja është e jona”,-tha Basha.

“Ne besojmë tek e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Koha është e shqiptarëve. Zoti është me shqiptarët”,-u shpreh lideri i opozitës, i cili e mbylli fjalimin e tij me një pjesë nga himni i flamurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhe Zoti vetë e tha me gojë,

Swiss Digital Mobile Reklama

se kombet shuhen përmbi dhe.

Por SHQIPËRIA do të rrojë,

për të, për të luftojmë ne!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?