Basha: Mirëpres angazhimin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës

Në konferencë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha foli dhe për përpjekje të orëve të fundit nga ana e ndërkombëtarëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për krizën. Basha tha se PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një dialog të vërtetë me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

“Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kane qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën  e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’u kthyer shqiptarëve sovranitetit nga një qeveri dhe parlament ilegjitim.

Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos këtë më mundësi të marre peng vendin, duke marrë peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumice të pakicës që sundon mbi shumicën. Parmet që udhëheqin europën do të jenë ato europaine. Precedentët nuk mungojnë, as në ‘91 as në ‘97, as në rajon, mungon vetëm vullneti i atij që mban peng vendin. Ky është qëndrimi më dritëshkrutër që një politikan shqiptar ka mbajtur në këto 29 vjet. Kjo krizë e thellë politike nuk mbyllet me propagandën bajate të ERTV”,- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?