Basha: Ne do të përfundojmë procesin e legalizimit!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, është takuar me banorë të ish-Uzinës së Autotraktorëve që kanë probleme me legalizimin dhe shtëpitë e prishura. Ata thonë se shteti nuk po u jep zgjidhje, ndërsa ka patur raste që u janë prishur shtëpitë edhe në proces legalizimi.

“Ne e nisëm procesin e legalizimit por nuk e mbyllën. Kam kërkuar falje për këtë dhe sot iu them që e konsideroj detyrë për ta çuar atë proces deri në fund. Pёr 8 vite me radhë megjithëse premtoi se dhe po të çoheshe Enver Hoxha prej varri nuk do i prekte shtëpitë e shqiptarëve, kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë krejtësisht të kundërtën.

Kështu ka ndodhur edhe me shumë familje që e kanë pësuar edhe në këtë zonë dhe unë dua në radhë të parë t’ju siguroj se i qëndroj 100% atij zotimi që kam marrë para 5 vjetësh. Ju siguroj që do të bëj gjithçka që këto para të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve, por nga pasuritë e atyre që këto 8 vjet kanë zhvatur, kanë zhvatur buxhetin e shtetit, kanë zhvatur pasuritë e shqiptarëve.  Pushtetarët e korruptuar të parët nga i pari tek i fundit edhe ortakët e tyre”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?