Basha në konferencë: Jetojmë në një vend anormal, Rama do ketë fatin e Gruevskit (VIDEO)

Pak më shumë se një orë pas konferencës së kryeministrit Rama, kreu i PD, Basha është duke zhvilluar një takim me gazetarët. Sipas tij vendi është duke kaluar në një situatë anormale.

“Jetojmë në një vend anormal, me politikë anormale dhe me qeveri anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit nga qeveria dhe politikbërja? Arsyeja është filli që i bashkon krizat e bashkatdhetarëve. Është humbja e drejt peshimit që mban një shoqëri bashkë. Prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese dhe sociale që po kalon vendi.

Edi Ramën e ka mundur lodhja, pushteti, zullumi dhe varfëria e  popullit, e ka mundur arroganca. Sot unë dhe PD e gjithë opozita jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të rikthyer demokracinë dhe shpresën e këtij vendi. Sot orë, pas dramës së mbrëmshme, dhunës së parë kundër opozitarëve dhe në prag të protestës kombëtare të thirrur nesër dua ti bëj një paralajmërim Ramës. Mos i kalo caqet, mos bëj të fortin. Harroje se do të mbash  pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikola Gruevskit.”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?