Basha në Njësinë 11: 25 prilli, dita e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Laprakë, në Njësinë 11 në Tiranë nga ku tha se situata ekonomike dhe sociale është “shumë e vështirë, ndërsa biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit”.

Duke i falënderuar për pritjen, Basha, u shpreh se vota në 25 prill është nisja e një vizioni të ri për Shqipërinë dhe bërjen realitet të planeve.

“Surpriza juaj, e mrekullueshme. Faleminderit! 25 Prilli të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht, më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është plotësisht i mundur sepse kemi besimin, kemi vizionet, kemi planin dhe vendosmërinë dhe përvojën për të filluar për t’i bërë këto plane realitet për të gjithë qytetarët. Kontrasti është i qartë, gjithmonë e më shumë shqiptarë po na bashkohen për ndryshimin dhe besojnë te ndryshimi dhe e kuptojnë se ndryshimi do të vijë vetëm kur të jemi të gjithë bashkë kundër një grushti të vogël që nuk e do ndryshimin se ju pëlqen kështu” – u shpreh Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?